Komuna

Komuna ka pergjegjesi te ndryshme: organizimi i shkollave dhe kujdesin ndaj femijeve, ndertimin e rrugeve, mirembajtja e parqeve, mbledhja e mbeturinave... Komuna, CPAS/OCMW dhe policia formojne se bashku administraten lokale.

Si rezident ne Belgjike, ju jeni regjistruar ne qytetin ose komunen ku ju jetoni.

Pergjegjesite e komunes ose qytetit

Komuna ose qyteti kane pergjegjesi te ndryshme per banoret e saj/tij. Me te rendesishmit nder ta jane:

  • organizimi i shkollave dhe kujdesi ndaj femijeve
  • sigurimi i mbeshtetjes sociale per banoret e saj (CPAS/OCMW)
  • ndertimi i rrugeve
  • mbledhja e mbeturinave
  • mbledhja e taksave komunale
  • garantimin e sigurise (policia)
  • regjistrimi i banoreve ne komune
  • leshimi i lejeve per drejtim automjeti (patentave) dhe lejeve te qendrimit
  • konkludimi i martesave
  • regjistrimi i lindjeve
  • mirembajtja e bibliotekave dhe infrastruktures sportive
  • mirembajtja e parqeve dhe pyjet
     

Salla komunale

Cdo komune apo qytet ka nje salle komunale ose bashki. Salla komunale ose bashkia eshte zakonisht e lokalizuar ne mes te qytetit. Ne sallonin komunal ka nje zyre te Sherbimit Civil ku ju mund te kerkoni dokumentat per rezidencen tuaj ne Belgjike: dokumenta mbi rezidencen, regjistrimi ne komune, ndryshimi i adreses, certifikata lindjeje, lejet per drejtim automjeti, etj.

A keni nevoje te vizitoni Zyrat e Sherbimit Civil, por ju nuk flisni Holandisht ose Frengjisht? Sillni nje anetar te familjes ose nje mik qe mund te perktheje per ju.

Kerkoni me teper informacion apo ndihme?

A keni pyetje mbi nje dokument ose ne lidhje me qendrimin tuaj ne Belgjike?

  • Vizitoni ose lini nje takim me Zyren e Sherbimit Civil te komunes ku ju jeni banues.
  • Secila komune dhe secili qytet kane faqen e tyre ne internet (numrat e telefonit, oret hapese).