Fundi i mbrojtjes shtese

CGVS/CGRA mund te perfundoje mbrojtjen shtese. Kjo mund të bëhet duke anuluar ose revokuar statusin tuaj.

Ndërprerja e statusit tuaj

CGVS/CGRA mund të vendosë t'i japë fund mbrojtjes subsidiare kur rrethanat që kanë shkaktuar statusin nuk ekzistojnë ose nuk kanë ndryshuar në atë masë sa që ato nuk janë më të nevojshme. Kjo është gjithashtu e mundur kur mbrojtja nuk është më e nevojshme për shkak të sjelljes suaj.

Heqja e statusit tuaj

CGVS/CGRA mund të vendosë të revokojë mbrojtjen shtese kur statusi nuk duhet t'ju ishte dhënë kurrë. Kjo është e mundur nëse:

  • Ju keni kryer nje krim në vendin tuaj të origjinës.
  • Ju keni dhene deklarata apo dokumente te falsifikuara gjate intevistes.
  • Sjellja juaj tregon qe ju nuk perballeni me ndonje risk te vertete te demtimit te rende.
  • Ju duhet te ishit perjashtuar nga mbrojtja

Apeli

Ju mund të apeloni kundër vendimit të CGVS/CGRA, prane RvV/CCE. Gjate procedures per apelim, ju nuk mund te deportoheni forcerisht nga territori.