Apelimi i vendimit te CGVS/CGRA
A e kundershtoni vendimin e CGRS (CGVS/CGRA)? Ju mund te apeloni vendimin ne Keshillin per Zgjidhjen e Ceshtjeve Gjyqesore per te Huajt (RvV/CCE). Keshillohuni me avokatin tuaj mbi kete opsion.
Fillimi i procedurave per apelim
Per te apeluar kunder nje vendimi negativ te CGVS/CGRA, ju dhe avokati juaj duhet te filloni procedurat per apelim ne Keshillin per Zgjidhjen e Ceshtjeve Gjyqesore per te Huajt (RvV/CCE). Ky apelim duhet te permbaje te gjitha elementet e domosdoshem qe i mundeson RvV/CCE ta shqyrtoje ceshtjen tuaj.
Deri kur duhet te behet apelimi?
Ju duhet te filloni procedurat per apelim ne RvV/CCE brenda nje periudhe te caktuar kohore. Afati kohor per paraqitjen e apelimit eshte percaktuar ne letren qe permban vendimin e CGVS/CGRA.
Ne pergjithesi, afati kohor per paraqitjen e apelimit eshte 30 dite. Ne disa raste, afati kohor per paraqitjen e apelimit eshte me i shkurter, dhe mund te jete 10 ose 5 dite, per shembull ne qofte se ju po qendroni nenje qender paraburgimi.
Investigimi nga RvV/CCE
RvV/CCE do te ekzaminoje ceshtjen tuaj per nje here te dyte. Procedura ne RvV/CCE eshte kryesisht ne te shkruar. Edhe pse eshte nje seance degjimore ne Bruksel. Ju ose avokati juaj duhet te jeni prezent ne takim.
Gjate procedures per apelim, ju nuk mund te deportoheni forcerisht nga territori.
- nje apelim kunder papranueshmerise se nje vendimi per aplikimin e trete per mbrojtje nderkombetare
- nje apelim kunder papranueshmerise se nje vendimi per nje aplikim pasues, brenda nje viti pas marrjes se vendimit te pare final nga paraburgimi
Vendimi i RvV/CCE
RvV/CCE mund te marre disa vendime. RvV/CCE mund:
- te mbaje ne fuqi vendimin e CGVS/CGRA. Vendimi i CGVS/CGRA pastaj behet final.
- te rishikoje vendimin e CGVS/CGRA. Kjo nenkupton qe RvV/CCE mund te marre nje vendim te ndryshem nga CGVS/CGRA.
- te anulloje vendimin e CGVS/CGRA CGVS/CGRA do te rishqyrtoje dhe njehere ceshtjen tuaj dhe do marre parasysh verejtjet e RvV/CCE.
Ne vazhdim te nje vendimi negativ
Ne vazhdim te nje vendimi negativ nga RvV/CCE, ju do te merrni nje urdher per te lene territorin.