Zgjedhja e vendit të pritjes
Fedasil do ta zgjedhë qendrën sipas shtretërve të disponueshëm në qendra në atë kohë, dhe duke marrë në konsideratë situatën tuaj (përbërjen familjare, shëndetin tuaj etj).
Fedasil ju ofron një vend pritjeje, ndërsa kërkesa juaj për azil po shqyrtohet.
Pasi të keni regjistruar kërkesën tuaj për mbrojtje tek qendra e mbërritjes, Fedasil do të kontrollojë nëse mund të merrni pritje gjatë shqyrtimit të kërkesës suaj.
Zgjedhja e vendit të pritjes
Fedasil do ta zgjedhë qendrën sipas shtretërve të disponueshëm në qendra në atë kohë, dhe duke marrë në konsideratë situatën tuaj (përbërjen familjare, shëndetin tuaj etj).
Ju nuk keni nevojë për një vend pritjeje?
Nuk është obligim. Ju mund të vendosni të mos e pranoni vendin e pritjes qe Fedasil ju ofron, për shembull nëse keni miq në Belgjikë të cilët pranojnë t'ju strehojnë. Në këtë rast, Fedasil do t'ju ndihmojë vetëm me kujdes mjekësor.
Ju nuk jeni të kënaqur me kushtet e pritjes?
Flisni për këtë me punonjësin tuaj social. Ju keni gjithashtu mundësinë për të depozituar një ankesë.