Pritja e azilkërkuesve
Azilkërkuesit mund të përfitojnë pritje gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre për mbrojtje.
Fedasil është organi qeveritar belg përgjegjës për pranimin e aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare.
Fedasil kujdeset vetëm për pritjen: ai nuk merr vendim për aplikimin tuaj për mbrojtje. Kërkesa juaj për mbrojtje shqyrtohet nga dy organe: Zyra e Emigracionit dhe CGVS/CGRA.
Fedasil dhe partnerët e tij
Fedasil është përgjegjës për të gjitha vendet e pritjes: qendrat kolektive dhe akomodimin individual.
Në parim, azilkërkuesit strehohen së pari në një qendër pritjeje. Ka qendra pritjeje të ndryshme në Belgjikë. Qendrat menaxhohen nga Fedasil ose nga një shoqatë partnere e Fedasil (Kryqi i Kuq, Caritas International etj.).
Azilkërkuesit gjithashtu priten edhe në akomodim individual. Këto janë apartamente të vogla të mobiluara, të administruara nga shërbimi social i një qyteti apo fshati (nga CPAS/OCMW).