Urdhri për të lënë territorin belg
Nëse kërkesa juaj për mbrojtje ndërkombëtare refuzohet, do të merrni një urdhër për t'u larguar nga territori belg. Ju duhet të largoheni nga Belgjika.
Zyra e Emigracionit DVZ/OE do ju dergoje urdher për të lënë territorin belg (BGV / OQT) nepermjet nje letre te regjistruar, ose nga nje anetar stafi. Komuna më pas ju thërret për një takim të parë. Sillni dokumentet tuaja të identitetit dhe 3 fotografi pasaporte.
Kur duhet të largoheni nga Belgjika?
BGV/OQT specifikon një periudhë të caktuar gjatë së cilës ju mund të largoheni nga territori vullnetarisht. Komuna do t'ju thërrasë për një takim të dytë. Në takimin e dytë, ju duhet të shpjegoni hapat që po ndërmerrni per kthimin vullnetar drejt vendit tuaj te origjines.
Ju nuk e lini Belgjikën brenda periudhës së treguar
Zyra e Emigracionit mundet, ne raste te caktuara, t'ju mbaje ju ne nje qender paraburgimi dhe t'ju deportoje forcerisht nga territori belg.
Pas skadimit të afatit për largimin nga territori, policia do të kontrollojë adresën tuaj për të parë nëse jeni larguar. Kjo quhet kontrolli i adresës.
Policia mund të hyjë vetëm në shtëpinë tuaj:
- me një urdhër kërkimi ose
- nëse ju jepni pëlqimin që policia të hyjë
Ju nuk e lini Belgjikën brenda periudhës së treguar
Në rrethana të jashtëzakonshme, ju mund të kërkoni një zgjatje të periudhës për të lënë territorin, për shembull sepse jeni shume te semure per t'u larguar nga Belgjika vullnetarisht.
Ju gjithashtu mund të kërkoni një zgjatje të afatit për të organizuar më tutje kthimin vullnetar drejt vendit tuaj te origjines.
Apelimi kunder BGV/OQT
Ju mund te apeloni kunder vendimit prane RvV/CCE. Gjate ketij apelimi, ju mund te deportoheni nga territori. Pyesni nje avokat per mbeshtetje ligjore perpara se te filloni proceduren e apelimit.