Të miturit e shoqëruar dhe procedura e azilit
Keni depozituar një aplikim për mbrojtje ndërkombëtare (aplikim për azil) në Belgjikë dhe keni marrë me vete fëmijët tuaj. Belgjika i merr në konsideratë fëmijët tuaj.
Në këtë faqe ju do të gjeni informacion rreth të miturit të shoqëruar. Ky është një i mitur (nën moshën 18 vjeç) që rri në Belgjikë së bashku me prindin (prindërit) e tij ose një përfaqësues (ligjor).
Një vendim për ju dhe fëmijët tuaj
Në përgjithësi, një fëmijë ndjek të njëjtën procedurë azili si prindërit e tij. Vendimi që merr CGRS (CGRA/CGVS) zbatohet për ju si dhe për pjesëtarët e familjes suaj: bashkëshortja ose bashkëshorti juaj, dhe gjithashtu fëmijët tuaj.
Mos i merrni fëmijët me vete në intervistën e CGRS
A keni marrë një ftesë për intervistë në CGRS? Mos i merrni fëmijët me vete. Gjatë intervistës duhet të përqendroheni dhe t'u përgjigjeni shumë pyetjeve. Intervista zgjat disa orë.
- Sigurohuni që fëmijët tuaj të qëndrojnë në shkollë
- Kërkoni nga familjarët, shokët ose të njohurit që të kujdesen për fëmijët tuaj
- Nëse i sillni me vete fëmijët në intervistë, një prind duhet të qëndrojë në dhomën e pritjes, ndërsa prindi tjetër intervistohet.
Seanca dëgjimore e fëmijës
CGRS mund të ftojë fëmijën tuaj. Fëmijës suaj mund t'i kërkohet të dëgjohet gjithashtu.
Kjo është një bisedë me fëmijën tuaj, kjo nuk është intervistë. CGRS nuk ka për qëllim të kontrollojë historinë tuaj duke dëgjuar fëmijën.
Aplikimi për azil nga një i mitur i shoqëruar
Një fëmijë mund të aplikojë gjithashtu për mbrojtje ndërkombëtare. Në këtë rast, CGRS merr parasysh arsyet personale të fëmijës për të marrë një vendim.