Qeveria e Belgjikës është neutrale

Në Belgjikë, ka disa rregulla të cilat zbatohen nga të gjithë banorët, dhe këto quhen ligje. Nuk ka një fe shtetërore e cila imponon rregullat.

Neutraliteti

Belgjika është një vend demokratik, që do të thotë se qeveria duhet të jetë neutrale. Qeveria e Belgjikës i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe me të njëjtin respekt, pavarësisht:

  • Nëse ata janë burra ose gra
  • Fesë së tyre
  • Ideologjisë së tyre
  • Preferencës së tyre për një komunitet ose parti politike
  • Orientimit të tyre seksual ose identitetit gjinor

Ligji belg

Ligjet votohen në Parlament. Në Belgjikë nuk ka një fe shtetërore, prandaj rregullat nuk përcaktohen nga Bibla, Kurani, Torahu ose rregullore të tjera fetare.

Kushtetuta belge garanton

  • pavarësinë e qeverisë në lidhje me fetë.
  • liritë fetare dhe lirinë e shprehjes (me respektimin e ligjit)

Nëpunësit e qeverisë zakonisht nuk vishen me rroba apo simbole fetare/ideologjike (shami, kryqe) gjatë punës. 

Në Belgjikë, është e ndaluar veshja me rroba që mbulojnë fytyrën (për shembull perçe ose burka) në publik.