Liria fetare
Në Belgjikë, ju keni të drejtën e lirisë fetare dhe të besimit.
Liria fetare
Në Belgjikë nuk ka fe shtetërore ose fe zyrtare. Ju keni të drejtën e lirisë fetare. Ju jeni gjithashtu të lirë të mos jeni fetarë.
Gjithmonë respektojini besimet ose bindjet e të tjerëve, edhe nëse nuk besojnë ose nuk e praktikojnë fenë e tyre.
Ligji ka përparësi mbi fenë
Cilëndo fe që të zgjidhni, ligji ka përparësi mbi fenë. Kjo do të thotë që vetëm ligji vendos se çfarë mund dhe nuk mund të bëni, dhe arsyet pse mund të ndëshkoheni në Belgjikë.
Në kishë ose xhami
Në çdo komunë ose qytet ka edhe një kishë ku mund të shkoni në meshë. Në shumicën e qyteteve në Belgjikë mund të shkoni në xhami për lutje.
Kërkoni më tepër informacion apo ndihmë?
Pyetni punonjësin tuaj social ku janë xhamia, kisha ose vende të tjera të adhurimit në zonën tuaj.