Pjesëmarrja në aktivitete

Azilkërkuesit mund të marrin pjesë në aktivitete, brenda dhe jashtë qendrës së pritjes.

Klasat e holandishtes në qendrën e pritjes

Aktivitetet

Qendra juaj e pritjes mund t'ju japë informacion rreth aktiviteteve të organizuara në qendër dhe rrotull saj. Shpesh organizohen udhëtime kulturore. Për fëmijët, aktivitetet planifikohen kur nuk janë në shkollë (të mërkurave pasdite, fundjavë). Aktivitetet planifikohen gjithashtu në ditë të veçanta (festat kombëtare të Belgjikës, festat fetare të caktuara etj).

Qendra juaj e pritjes organizon aktivitete brenda dhe jashtë ndërtesave. Ka aktivitete për të rriturit (burra dhe gra) dhe për fëmijët kur nuk janë në shkollë.

Sporti

Qendrat e pritjes shpesh kanë një sallë të vogël sportive. Ju gjithashtu mund të bashkoheni me një klub sportiv pranë vendit tuaj të pritjes (futbolli është sporti më popullor në Belgjikë). Vendi juaj i pritjes gjithashtu organizon aktivitete në pishina ose shëtitje.

Interneti dhe leximi

Ju mund të keni akses në një kompjuter dhe një zonë Wi-Fi. Ka gjithashtu shumë biblioteka në Belgjikë. Në qendrat e pritjes mund të gjeni libra në gjuhë të ndryshme.

Takimi me fqinjët

Qendrat e pritjes organizojnë aktivitete në të cilat ftohen edhe fqinjët. Ekzistojnë shumë lloje aktivitetesh: ditët e shkëmbimit, mbrëmjet festive në lagje, takimet sportive etj. Këto janë rastet për të takuar fqinjët e qendrës.

Videoja “Pjesëmarrja në aktivitete”. Klikoni mbi “cc” për të ndryshuar gjuhën e titrave