Njohja e diplomes time ne Flanders
A keni një diplomë të huaj? NARIC Flanders njeh diploma të huaja për njerëzit që dëshirojnë të punojnë ose të studiojnë në Flandër.
Si ta njihni diplomën tuaj?
Ju mund te zgjidhni ndermjet dy procedurave:
1. Njohja e nivelit: NARIC merr një vendim për nivelin e diplomës tuaj të huaj.
- Për të gjetur me cilin nivel te arsimit flamand diploma juaj e huaj është e krahasueshme (p.sh. arsimi i mesëm, arsimi i lartë profesional, bachelor ose master).
- Të aplikoni për një punë të caktuar.
- Nuk ka kurs përkatës të arsimit të lartë në Flanders.
- Nëse nuk keni (ose jo me) programin e studimit të kursit tuaj.
2. Njohja e veçantë: NARIC merr një vendim për diplomën specifike flamande me të cilën diploma juaj e huaj është ekuivalente.
- Nese ju deshironi te praktikoni nje profesion ne Belgjike, per shembull: doktor, infermier, arkitekt, llogaritar, etj). Per te ushtruar profesionin tuaj ne menyre te rregullt, ju duhet te aplikoni per njohje profesionale nga ne institucion tjeter.
- Nese ju duhet te perdorni nje titull te mbrojtur, per shembull inxhinier industrial, inxhinier tregtar, inxhinier civil, doktor, dentist, farmacist, arkitekt, mami, punonjes social.
- Nese njohja me nje certifikate studimi specifike eshte e nevojshme per te ushtruar profesionin.
- Nese ju aplikoni per njohje te nje diplome doktorature.
Cfare dokumentash?
Cfare dokumentacionit ju duhet te paraqisni prane NARIC varet nga procedura. Per nje njohje specifike, ju keni nevoje per me teper dokumenta se sa per nje njohje niveli. Nese dokumentat tuaja nuk jane ne gjuhen holandeze, frenge, angleze apo gjermane, ju keni nevoje te shtoni dhe perkthimin.
Kostot?
Aplikimi per njohje diplome eshte pa pagese per personat, qe gjate kohes se aplikimit:
- jane aplikante per mbrojtje nderkombetare
- jane njohur dhe pranuar si refugjat ose kane perfituar nje mbrojtje shtese
- perfitojne nje kontribut te madh dhe mund ta provojne kete nepermjet nje certifikate nga Fondi i Sigurimeve Shendetesore
- perfiton nje pagese per te jetuar nga CPAS/OCMW ose mbeshtetje sociale ekuivalent i nje pagese per te jetuar.
- ka nje kontrate integrimi me pak se tre vjecare
- jane pune-kerkues dhe jane te derguar nga VDAB ose ACTIRIS