Interneti, Wi-Fi dhe telefonatat

Për të bërë telefonata dhe për të shfletuar internetin me smartfonin tuaj, keni nevojë për një kartë SIM. Në shumë vende në Belgjikë, ju keni akses falas në Wi-Fi.

Karta SIM

Ku mund të blej një kartë SIM?

Ju mund të blini një kartë SIM në internet, në një dyqan operatori celular ose në një supermarket në Belgjikë. Për të kryer telefonata dhe për të shfletuar në internet, mund të zgjidhni mes një abonimi (me prapapagesë) ose një kartë SIM (me parapagesë). Për abonimin, ju duhet të paguani një tarifë mujore. Nëse nuk e anuloni abonimin, do të rinovohet automatikisht.

Operatorët kryesorë celularë në Belgjikë janë Base, Scarlet, Proximus, Telenet, Lycamobile, Orange etj.

Nëse blini një kartë SIM në Belgjikë, në internet ose në dyqan, operatori celular do t'ju kërkojë ta regjistroni kartën tuaj SIM dhe të jepni dëshmi të identifikimit. Për të vërtetuar identitetin tuaj, juve ju nevojitet një dokument identiteti i vlefshëm, për shembull certifikata e regjistrimit (karta portokalli).  

Ku mund të gjej Wi-Fi falas?

Në qendrën e mbërritjes dhe në shumicën e qendrave të pritjes të Fedasil, ka Wi-Fi falas. Ekziston edhe një internet kafe ku mund të hyni në internet me kompjuter nga qendra e pritjes.

Në shumë vende publike në Belgjikë (bibliotekat, kafenetë, dyqanet), do të gjeni Wi-Fi, ku ju mund të futeni falas.

Shpesh ju së pari duhet të identifikoheni me një kod, që shfaqet në dhomë.

Wi-Fi falas

Abonimi në internet për shtëpinë tuaj

Nëse keni internet të instaluar në shtëpinë tuaj, do të keni edhe Wi-Fi në shtëpi. Ju mund ta përdorni këtë Wi-Fi në laptop, kompjuter ose smartfon në shtëpinë tuaj.

Lidhjet e internetit kushtojnë shumë. 

Ju paguani operatorin celular një herë për instalim, për abonimin ju paguani një shumë fikse çdo muaj.