Aplikimi per azil ne Belgjike
Njerëzit që mbërrijnë në Belgjikë mund të aplikojnë për azil atje. Aplikimi për azil kërkon mbrojtje sepse jeta juaj është në rrezik në vendin tuaj të origjinës.
Belgjika do te shqyrtoje aplikimin tuaj per mbrojtje nderkombetare, kjo quhet 'procedura per mbrojtje nderkombetare'. Nëse merrni mbrojtje nga Belgjika, ju merrni statusin e refugjatit dhe mund të vendoseni në Belgjikë. Nëse nuk merrni mbrojtje nga Belgjika, duhet të largoheni nga territori.
Për të përcaktuar nëse një person mund të njihet si refugjat, Belgjika zbaton Konventen e Gjeneves. Organizata të ndryshme qeveritare shqyrtojnë aplikimin tuaj për mbrojtje ndërkombëtare.
Pasi ta keni paraqitur aplikimin tuaj për mbrojtje, ju keni të drejtë për ndihmë materiale gjatë shqyrtimit të aplikimit tuaj. Kjo asistencë përbëhet nga strehimi në një strukturë pritëse (zakonisht një qendër kolektive).
Aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare në Belgjikë nuk marrin asistencë financiare.