Gjeni një shtëpi me qira
Pasi të jeni pranuar si refugjat, keni 2 muaj për të gjetur shtëpinë tuaj. Pas kësaj kohe, duhet të largoheni nga qendra e pritjes ose nga shtëpia e CPAS/OCMW.
Nëse ende nuk e keni gjetur një shtëpi pas 2 muajsh, Fedasil mund ta zgjasë këtë periudhë deri në maksimum prej 4 muajsh.
Përgatiteni dokumentacionin në rregull
Para se të filloni të kërkoni për shtëpinë tuaj, sigurohuni që të gjitha dokumentet tuaja të jenë në rregull.
- Karta elektronike e identitetit (A)
- Llogaria bankare dhe karta e bankës
- Sigurimet shëndetësore
Këto dokumente ju nevojiten për të lidhur një kontratë qiraje.
Sa mund të paguani për një shtëpi?
- Rekomandojmë të përdorni një të tretën e të ardhurave tuaja për shtëpinë tuaj. Mos përdorni më shumës e gjysmën e të ardhurave për qiranë!
Gjeni një shtëpi
Ju mund të kërkoni për një shtëpi
- në tregun privat: përmes një agjencie imobiliare ose përmes shokëve, të njohurve ose vullnetarëve që do t’ju ndihmojnë të gjeni një të tillë.
- në tregun social: një zyrë për qira sociale (SVK / AIS) ose shoqëria per banesa sociale (SHM / SLS) ofrojnë shtëpi për njerëzit që kanë nevojë për shtëpi.
Lini një takim për një vizitë
- Kontrolloni që shtëpia është në gjendje të mirë. A ka hapësirë të mjaftueshme? A ka lagështirë? A ka ujë, ngrohje dhe energji elektrike? A është shtëpia një vend i sigurt për familjen tuaj?
Lidhni një kontratë qiraje
- Qiradhënësi dhe ju (qiramarrësi) duhet të nënshkruani një kontratë qiraje.
- Pronari kërkon një garanci qiraje që paguhet një herë nga qiramarrësi. Garancia varion nga 1 deri 3 muaj qira. Ju mund të kërkoni nga CPAS/OCMW që të paguajë paraprakisht garancinë e qirasë, por ju do të duhet ta paguani këtë shumë më vonë.