Siguria e ujit

Në verë është nxehtë në Belgjikë dhe njerëzit kërkojnë të freskohen në ujë. Notoni vetëm ku ka roje shpëtimi dhe mos hyni në ujë nëse nuk dini të notoni.  

Ku mund të notoni?

  • Pishina
  • Zonat e mbikëqyrura të notit në det
  • Zonat e mbikëqyrura të notit dhe rekreacionit

Mos notoni aty ku notimi është i ndaluar (lumenj, kanale, kanale transportuese). Notoni në ujë vetëm ku ka roje të shpëtimit.

Të jeni të sigurt në ujë

  • Kujdesuni për fëmijët e vegjël. Qëndroni afër fëmijëve kur ata notojnë ose luajnë në ujë.
  • Mos u futni në ujë më thellë se lartësia e kërdhokullave nëse nuk dini të notoni mirë.
  • Asnjëherë mos notoni vetëm. Edhe nëse dini të notoni mirë, mund të keni probleme.


Notimi në pellg mund të jetë i rrezikshëm

  • Fundi është shpesh jo i rrafshët, ndonjëherë uji bëhet i thellë papritur
  • Uji i ftohtë mund të shkaktojë ngërçe
  • Kini kujdes se mund të ketë objekte të mprehta në ujë
  • Asnjëherë mos u zhytni në ujë të cekët ose në ujë ku nuk shihet mirë fundi

Notimi në det mund të jetë i rrezikshëm

  • Rrjedhat e fuqishme mund të ju befasojnë
  • gjithmonë rrini ndërmjet shenjave të verdha
  • Mos ju afroni skelave në det 

Kini kujdes ngjyra e flamurit

Infografika 'siguria në ujë”
  • Flamuri i gjelbër: mund të notoni
  • Flamuri i verdhë: mund të notoni, por objektet e fryra dhe që plluskojnë në ujë si gomat nuk lejohen në ujë
  • Flamuri i kuq: ndalohet notimi 

Mësoni të notoni

Në çdo pishinë noti në Belgjikë organizohen mësime të notit për fëmijët nën 12 vjeç. Fëmija juaj do të mësojë të notojë edhe në shkollë. Pas disa mësimeve dhe nëse fëmija juaj mund të notojë mjaft, fëmija e merr diplomën e notit. 
Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit gjithashtu mund të mësojnë të notojnë në pishinë. 

Mësoni të notoni