Paratë e xhepit

Azilkërkuesit mund të fitojnë ca para nëse ndihmojnë stafin në qendrën e mbërritjes.

Belgjika nuk siguron ndihmë financiare për aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare.

Qeveria belge siguron vetëm ndihmë materiale: ju mund të merrni pritje në një qendër ose në një vend tjetër pritjeje. Ju nuk merrni para, përveç një shumë të vogël parash xhepi që mund t'i shpenzoni si të dëshironi. Këto para xhepi shpërndahen njëherë në javë. Një i rritur merr 8 EURO në javë.

Në qendra të caktuara të mbërritjes mund të merrni pak më shumë para nëse ndihmoni stafin e qendrës. Për shembull, për të pastruar korridoret ose dushet, për të larë rrobat, për të shërbyer vaktet, etj. Pyetni punonjësin social se si të aplikoni për të bërë këto punë të vogla.