Organizimi i udhëtimit
Udhëtimi organizohet nga Fedasil dhe nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
Udhëtimi është me aeroplan, por për disa vende afër Belgjikës, është me autobus. Fedasil paguan biletën e fluturimit ose biletën e autobusit.
Kur largoheni nga Belgjika, ju mbani një qese plastike nga IOM në mënyrë që ju të mund të njiheni. Dikush nga IOM do t'ju takojë në aeroport (ose stacion autobusi), t'ju japë biletën tuaj dhe t'ju shoqërojë në kontrollin kufitar. Nëse dëshironi, një tjetër person nga IOM mund t'ju mirëpresë dhe t'ju shoqërojë mbas mbërritjes në vendin tuaj.