Ngarja e biçikletës në Belgjikë

Nëse nuk keni nevojë të shkoni larg, biçikleta është një zgjidhje e lirë dhe e shpejtë për të shkuar përreth.

Ku mund të lëvizni me biçikletë?

  • Ju gjithmonë duhet të ngisni në të djathtë të korsisë së biçikletave. Ju mund ta dalloni një korsi biçikletash nga shenjat e rrugëve me ndërprerje, ngjyra e kuqe e korsisë, ose tabela e biçikletës.
  • Nëse nuk ka korsi biçikletash, gjithmonë mund ta ngisni biçikletën në të djathtë të rrugës.
  • Vetëm fëmijët lejohen ta ngasin biçikletën në trotuar.

Te ngasësh biçikletën në autostradë është e paligjshme. Kjo bëhet për sigurinë tënde!

Siguria

Kur ngisni biçikletën, duhet t’i kushtoni vëmendje sa vijon:

  • Gjithmonë përdorni dritat e biçikletës kur ju e ngisni në errësirë.
  • Përdorni helmetë dhe jelek fluoreshent.
  • Gjithmonë kontrolloni për makina kur ndryshoni drejtim.
  • Kur ndryshoni drejtim, duhet të ngrini krahun në drejtimin ku ju dëshironi te ktheheni.
  • Mos pini alkool kur ngisni biçikletën.
  • Nuk duhet ta përdorni celularin në biçikletë për të bërë telefonata ose për të dërguar mesazhe.
  • Fëmijët nuk janë të lejuar të vendosen në vendin për bagazhe, ata duhet të kenë një vend special të bashkëngjitur biçikletës.

Mësoni të ngisni biçikletën

A jeni të rinj në mësimin e biçikletës? Ndiqni planin hap pas hapi në video dhe mësoni ta ngisni biçikletën në një mënyrë argëtuese dhe të sigurt.

1 Të mësosh të ngasësh biçikletën
2 Aftësi në trafik

Rregullat e trafikut

A mund të ngisni biçikletën dhe a e ngisni biçikletën në rrugë? Atëherë është e rëndësishme që t’i dini rregullat. Videot e mëposhtme shpjegojnë rregullat e trafikut për çiklistët

3 Rregullat e trafikut
4 Vendi yt në rrugë
5 Ku lejohet dhe ku nuk lejohet të ngasësh biçikletën
6 Rregullat e përparësisë
7 Kryqëzimi
8 Polici
9 Kalimi i rrugës
10 Rrethrrotullim
11 Ngushtim rruge
12 Zona të veçanta dhe shenja trafiku
13 Treni dhe autobusi
14 Parkimi
15 Biçikleta jote është në përputhje me ligjin
16 Ki parasysh përdoruesit e tjerë të rrugës