Marrja e shtetesise belge
Shtetasit e huaj mund te aplikojne per shtetesine belge pas 5 vitesh qendrimi te rregullt ne Belgjike. Ka disa kushte te cilat duhet te plotesohen.
Femijet e prinderve belge e fitojne automatikisht shtetesine belge. Shtetasit e huaj mund te aplikojne per shtetesi belge nen disa kushte.
Kur ju mund te dergoni nje aplikim per shtetesine belge?
- Ju keni qene rezident ne Belgjike per te pakten 5 vite
- Ju keni te drejten per te qendruar ne Belgjike per nje kohe te pacaktuar
- Ju jeni integruar ne Belgjike, per shembull ju keni nje certifikate integrimi
- Ju flisni dhe shkruani 1 nga 3 gjuhet kombetare
- Ju keni punuar per te pakten 468 dite
Ju mund te merrni me teper informacion nga komuna.
Si mund te aplikoni per shtetesi belge?
- Ju duhe te dergoni aplikimin tuaj ne komunenku ju jeni regjistruar.
- Nepunesit e komunes do te ekzaminojne aplikimin tuaj ne keshillim me Zyren e Emigracionit, zyren e Prokurorit Publik dhe Departamentin e Sigurise Publike.
- Zyra e Prokurorit Publik do te marre nje vendim ne lidhje me aplikimin tuaj (brenda 4 muajve) dhe do te informoje nepunesit e komunes.
- Ne qofte se vendimi eshte negativ, ju mund te apeloni ne Gjykaten e Shkalles se Pare.