Gjeni një shtëpi me qira

Pasi të jeni pranuar si refugjat, keni 2 muaj për të gjetur shtëpinë tuaj. Pas kësaj kohe, duhet të largoheni nga qendra e pritjes ose nga shtëpia e CPAS/OCMW.

Nëse ende nuk e keni gjetur një shtëpi pas 2 muajsh, Fedasil mund ta zgjasë këtë periudhë deri në maksimum prej 4 muajsh.

Përgatiteni dokumentacionin në rregull

Para se të filloni të kërkoni për shtëpinë tuaj, sigurohuni që të gjitha dokumentet tuaja të jenë në rregull.

Këto dokumente ju nevojiten për të lidhur një kontratë qiraje.

Sa mund të paguani për një shtëpi? 

  • Rekomandojmë të përdorni një të tretën e të ardhurave tuaja për shtëpinë tuaj. Mos përdorni më shumës e gjysmën e të ardhurave për qiranë!

Gjeni një shtëpi

Ju mund të kërkoni për një shtëpi

  •  në tregun privat: përmes një agjencie imobiliare ose përmes shokëve, të njohurve ose vullnetarëve që do t’ju ndihmojnë të gjeni një të tillë.
  • në tregun social: një zyrë për qira sociale (SVK / AIS) ose shoqëria per banesa sociale (SHM / SLS) ofrojnë shtëpi për njerëzit që kanë nevojë për shtëpi.

Lini një takim për një vizitë

  • Kontrolloni që shtëpia është në gjendje të mirë. A ka hapësirë të mjaftueshme? A ka lagështirë? A ka ujë, ngrohje dhe energji elektrike? A është shtëpia një vend i sigurt për familjen tuaj?

Lidhni një kontratë qiraje

  • Qiradhënësi dhe ju (qiramarrësi) duhet të nënshkruani një kontratë qiraje.
  • Pronari kërkon një garanci qiraje që paguhet një herë nga qiramarrësi. Garancia varion nga 1 deri 3 muaj qira. Ju mund të kërkoni nga CPAS/OCMW që të paguajë paraprakisht garancinë e qirasë, por ju do të duhet ta paguani këtë shumë më vonë.