Ftesa për ne CGVS/CGRA për intervistën time
Zyra e Emigracionit DVZ/OE dërgon rastin tuaj në CGVS/CGRA. CGVS/CGRA pastaj ju fton për një intervistë personale.
Nëse Belgjika është vendi përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tuaj per mbrojtje, Zyra e Emigracionit DVZ/OE ia përcjell ceshtjen tuaj CGVS/CGRA.
CGVS/CGRA është një organ i pavarur që jep ose refuzon statusin e refugjatit ose mbrojtjen shtese. Para marrjes së një vendimi, CGVS/CGRA ju fton në zyrat e saj (ftesa). Ju pastaj mund të shpjegoni pse keni lënë vendin tuaj të origjinës (kjo quhet 'intervista personale').