Çiklizmi në Belgjikë

Nëse nuk keni nevojë të shkoni larg, çiklizmi është një zgjidhje e lirë dhe e shpejtë për të shkuar përreth.

Ku mund te levizni me biçikletë?

  • Ju gjithmonë duhet të ngisni ne te djathte te pistes se çiklizmit. Ju mund të njihni një piste çiklizmi nga shenjat e rrugëve me ndërprerje, ngjyra e kuqe e pistes, ose shenjat e biçikletës.
  • Nese nuk ka shenja te biçikletës, ju gjithmone mund te ngisni biçikletën ne te djathte te rruges.
  • Vetem femijet lejohen te ngasin biçikletën ne trotuar.

Te ngasesh biçikletën ne autostrade eshte e paligjshme. Kjo eshte per sigurine tuaj!

Siguria

Kur ju ngisni biçikletën, ju duhet te keni kujdes te gjerave si me poshte:

  • Gjithmone perdorni dritat e biçikletës kur ju e ngisni gjate errësirës.
  • Perdorni nje helmetë/kaskë dhe jelek ndriçues.
  • Gjithmone shikoni per makina kur ju ndaloni.
  • Kur ju ndaleni, ju duhet te ngrini krahun ne drejtimin ku ju deshironi te ndaloni.
  • Mos pini alkool kur ngisni biçikletën. 
  • Ju nuk duhet te perdorni aparatin tuaj celular ne biçikletë per te bere telefonata ose per te derguar mesazhe.
  • Femijet nuk jane te lejuar te vendosen ne vendin per bagazhe, ata duhet te kene nje vend special te bashkengjitur biçikletës.
Çiklizmi

Kyçja e biçikletës

Kur e kyçni biçikletën, gjithmone bllokone ate me zinxhir ose me nje çeles te posaçem. Biçikletat zakonisht vidhen ne Belgjike!

Biçikleta juaj duhet të jetë e përshtatshme

Ne qofte se deshironi te ngisni biçikleta, biçikleta juaj duhet të jetë e përshtatshme.

  • nje zile
  • frenat e forta në pjesën e përparme dhe të pasme
  • një dritë e bardhë ose e verdhë në pjesën e përparme dhe një dritë e kuqe në pjesën e pasme
  • një reflektor të bardhë në pjesën e përparme dhe një reflektor të kuq në pjesën e pasme
  • reflektorët në pedale
  • reflektorët në rrota ose goma, me një buzë reflektuese