Bashkimi familjar

Ju jeni njohur si refugjat ose keni marre mbrojtje shtese dhe deshironi qe familja juaj te vije ne Belgjike. Kjo eshte e mundur, por ka disa rregulla strikte. Pyesni per mbeshtetje ligjore perpara se te dergoni nje aplikim per bashkim familjar.

Cilet anetare te familjes mund te vijne?

Nepermjet bashkimit familjar, anetaret e familjes si me poshte mund te marrin te drejten per te qendruar ne Belgjike:

  • Bashkeshorti ose Bashkeshortja juaj ose partneri i regjistruar ligjerisht
  • Femija juaj i mitur
  • Femija juaj i rritur qe ka nje paaftesi
  • Prinderit tuaj ne qofte se ju jeni minoren i pashoqeruar

Kushtet per bashkim familjar

Perpara se familja juaj te vije ne Belgjike, disa kushte duhet te plotesohen. Ju duhet te kerkoni dokumenta ne Belgjike dhe ne vendin tuaj te origjines, dhe duhet t'i keni ata te perkthyer. Me te rendesishmit nder ta jane:

  • Dokumentat e udhetimit
  • Certifikate lindjeje
  • Certifikate martesore
  • Deshmia e penalitetit
  • Certifikate mjekesore

Procedura per bashkimin familjar eshte e kushtueshme! Pyesni per mbeshtetje ligjorenga nje avokat ne qofte se ju nuk dini si te merrni nje dokument.

Aplikoni per bashkim familjar brenda vitit te pare pasi te keni marre statusin e refugjatit ose mbrojtje shtese. Pas 1 viti, ju duhet te plotesoni disa kushte shtese:

  • Akomodim te mjaftueshem per familjen tuaj
  • Mjete te mjaftueshme per te jetuar (rroge)
  • Sigurim shendetesor

Procedura

Procedura zgjat nga 9 deri ne 15 muaj. Ju mund te aplikoni per bashkim familjar nga jashte ose ne Belgjike.

  • Nga jashte
    Ju duhet te dergoni aplikimin tuaj ne nje ambasade belge. Zyra e Emigracionit do te vendose nese anetari juaj i familjes mund te pajiset me vize. Me vize, familja juaj mund te udhetoje drejt Belgjikes. Ju lutem nenvizoni: pajisja me vize nuk do te thote qe aplikimi juaj per bashkim familjar eshte pranuar!
  • Nga Belgjika
    Ne qofte se familja juaj ndodhet aktualisht ne Belgjike, ju duhet te dergoni aplikimin tuaj ne komunen ku ju jeni te regjistruar. Komuna do te dergoje aplikimin tuaj ne Zyren e Emigracionit. Zyra e Emigracionit do te marre nje vendim.

Kerkoni me teper informacion apo ndihme?

Pyesni nje avokat per mbeshtetje ligjore perpara se te filloni proceduren per bashkim familjar.