Shkollat e ndryshme në Belgjikë
Ne Belgjike, shkollat jane te ndara ne grupmosha
- Arsimi para-fillor: nga 2.5 ne 5 vjec
- Arsimi fillor: nga 6 ne 11 vjec
- Arsimi i Mesem (12 ne 18 vjec)
Arsimi parashkollor: nga 2,5 në 5 vjeç
Fëmijëve nën 5 vjeç nuk u kërkohet që të mbajnë maskë në kopsht. Shumica e fëmijëve shkojnë në kopsht gjithsesi sepse atje mësojnë të flasin gjuhën. Ata gjithashtu mesojne te plotesojne, pikturojne, te luajne se bashku ...
Në 1 shtator të vitit kur fëmija juaj mbush 5 vjeç, fëmija juaj duhet të shkojë në kopsht. Nëse fëmija frekuenton një shkollë ku flitet holandisht dhe ai nuk flet holandisht mirë deri në moshën 6 vjeçare, shkolla mund të vendosë që ta dërgojë fëmijën tuaj në kopsht për një vit më shumë (në vend të klasës së parë)
Arsimi fillor (6 në 11 vjeç)
Ju duhet ta regjistroni fëmijën tuaj kur ai ose ajo frekuenton për herë të parë shkollën fillore ose ndryshon shkollë. Ju mund te zgjidhni se ne cilen shkolle duhet te shkoje femija juaj.
Arsimi fillor perfshin 6 vjecaret. Femija juaj duhet te arrije objetivat dhe qellimet e mesimit ne menyre qe te vazhdoje ne vitin tjeter.
Lendet ne arsimin fillor jane:
- Matematikë
- Lexim dhe shkrim
- Orientim social (gjeografi, biologji, shkencat e trafikut...)
- Edukim fizik, duke përfshirë notin
Arsimi i Mesem (12 ne 18 vjec)
Pas arsimit fillor, femija juaj shkon ne arsimin e mesem. Juve duhet te ri-regjistroni femijen tuaj sepse kjo eshte nje shkolle e re. Ju mund te zgjidhni se ne cilen shkolle te arsimit sekondar duhet te shkoje femija juaj.
Arsimi i Mesem perfshin 6 vjecaret gjithashtu. Ne shkollat e mesme, te rinjte pergatiten per vazhdimin e studimeve (arsimi i larte) ose te mesojne nje profesion.
Ka lloje te ndryshme te shkollave te mesme (shiko infografikun):
- Arsim i përgjithshëm i mesëm (aso): përgatit të rinjtë për arsimin e lartë
- Arsim i mesëm artistik (kso): përgatit të rinjtë për një profesion në botën e artit (kërcim, teatër, pikturë, muzikë etj.).
- Arsim i mesëm teknik (tso): përgatit të rinjtë për arsimin e lartë në fushat teknike ose ekonomike ose për punësim në sektorin e energjisë elektrike, drurit dhe atë turistik.
- Arsim i mesëm profesional (bso): u mëson të rinjve një profesion me qëllim punësimin.
Arsimi i Vecante
Disa femije nuk mund te shkojne ne nje shkolle te rregullt.
- Ata kanë probleme në mësim
- Ata kanë probleme në sjellje
- Ata kanë një aftësi të kufizuar (vizuale, motorike, mendore, dëgjimore)
Keta femije shkojne ne nje shkolle qe eshte e specializuar per nevojat e tyre. Ne menyre qe ju te regjistroni nje femije ne nje shkolle per nevoja te vecanta, nje leje kerkohet nga:
- Nga Qendra per Orientimin e Studenteve (CLB) ne Flanders
- Nga Qendrat Psiko-Mjekesore-Sociale (PMS) ne Valonia