Klasat fetare në shkollë

Fëmijët mund të ndjekin mësimet fetare në shkollë. Gjatë klasave, fëmijëve u jepen shpjegime për fenë, traditat dhe vlerat.

Respekti

Të gjitha shkollat, si shkollat zyrtare dhe shkollat private, u mësojnë fëmijëve të respektojnë besimin e të tjerëve dhe kulturave të tjera. Gjatë klasave fetare, fëmijët tuaj nuk mësohen të besojnë, por u jepen shpjegime rreth fesë, traditave dhe vlerave. Fëmijët nuk kanë nevojë të besojnë në ndonjë fe të veçantë për të shkuar në shkollë. Ata gjithashtu janë të lirë të mos jenë fetarë.

Shkollat zyrtare

Në shkollat zyrtare (qeveritare), fëmijët tuaj mund të ndjekin mësimet fetare. Ata mund të zgjedhin mes mësimeve në religjionin katolik, ortodoks, protestant, anglikan, hebraik dhe islamik, ose moraliteti.

Shkollat private

Në shkollat private fëmijëve u mesohet gjithashtu feja, por zakonisht nuk mund të zgjedhësh cilën fe. Shumica e shkollave private në Belgjikë janë shkolla katolike. Ju ose fëmijët tuaj nuk kanë nevojë të besoni në këtë fe për të ndjekur këto shkolla