Dokumentet e identitetit dhe mbrojtja nderkombetare
Si t'i kerkoni dokumentat tuaja mbrapsht?
Dergoni nje email ne CGRA-CGVS.classement@ibz.fgov.be ne Holandisht, Frengjisht, Gjermanisht ose Anglisht
A eshte kerkesa juaj urgjente? Nenvizoni kete
Cfare nenvizoni ne emailin tuaj?
Ju lutem tregoni arsyet pse ju duhet t'i terhiqni dokumentat e identitetit mbrapsht. Gjithashtu ju lutem perfshini dokumentacionin tuaj mbeshtetes.
A jeni ju refugjat i pranuar? Te marresh mbrapsht pasaporten tuaj nderkombetare eshte e mundur vetem kur keni nje arsye te vlefshme. Nëse CGRS (CGRA/CGVS) nuk e konsideron arsyen tuaj të kënaqshme, CGRS mund ta tërheqë statusin tuaj të refugjatit. Dokumentat origjinale te tjera nga ato te identitetit do t'ju kthehen sipas kerkeses.
Kur ju mund te terhiqni dokumentacionin?
Ju do te merrni nje ftese ne e-mail per te terhequr dokumentat tuaja te identitetit. Kjo mund te marre disa dite. Ftesa do te nenvizoje ku dhe kur duhet te jeni prezent.
Kush mund te terheq dokumentacionin?
Ju duhet te terhiqni dokumentacionin tuaj vete personalisht dhe te firmosni per marrjen e tyre. Ju mund, sido qofte, te terhiqni dokumentacioni per femijet tuaj te mitur.
E keni te pamundur qe te vini personalisht? Ju mund te dergoni nje person tjeter. Ky person duhet te kete nje prokure me vete. Eshte nje dokument ne te shkruar ne te cilin ju i jepni ketij individi autorizim dhe leje per te terhequr dokumentacionin tuaj. Ky dokument duhet te nenvizoje gjithashtu pse ju e keni te pamundur te terhiqni dokumentacionin tuaj personalisht.