Shkuarja në vendin tuaj të pritjes

Ju do të merrni një bilete treni ose autobusi per te shkuar në vendin tuaj të pritjes.

Ne qendren e mberritjes, Fedasil ju jep një bilete treni ose autobusi në vendin tuaj të pritjes (shpesh një qendër Fedasil ose Kryqi i Kuq).

Para se të largoheni, do të merrni:

  • adresa e pritjes suaj si dhe një numër telefoni;
  • një hartë me rrugën për në vendin tuaj të pritjes;
  • shpjegime per perdorimin e transportit publik;
  • biletat e nevojshme te trenit ose autobusit

Fedasil informon qendrën ne te cilen ju do të vini. Qendra ju pret në të njëjtën ditë.