Mësoni holandisht
Regjistrimi për një kurs gjuhe në Flandër
- Lini një takim tek Agentschap Integratie & Inburgering. Gjatë një interviste prezantuese, një anëtar i stafit do t'ju ndihmojë të gjeni kursin që ju përshtatet më së miri.
- Anëtarët e stafit do të bëjnë pyetje rreth gjuhëve që ju tashmë dini, çfarë diplomash keni, pse dëshironi ta mësoni gjuhën, nëse keni shumë kohë apo jo shumë... Ndonjëherë do t'ju duhet të bëni një testim për të vërtetuar aftësitë tuaja gjuhësore.
- Pas intervistës dhe testit, qendra e gjuhës do të propozojë një kurs.
Regjistrimi për një kurs gjuhe në Bruksel
Mësimi i holandishtes në Bruksel është i mundur nëpërmjet “Het Huis van het Nederlands”.