Nëse gjendja juaj shëndetësore e kërkon, mund të kerkoni te takoni një infermiere ose mjek. Në qendrat e pritjes, ekziston një ekip mjekësor dhe mund të lini një takim me ta. Nëse nuk ka mjek në vendin tuaj të pritjes, juve do t'ju jepet emri i mjekut ku mund të shkoni.
Ju nuk duhet të paguani për takimin me mjekun ose infermierin, me perjashtim vetem nëse ju vendosni të shkoni tek një mjek tjetër përveç atij në qendër. Ju merrni edhe ilaçet e nevojshme pa pagesë. Mjeku mund të vendosë t'ju referojë në një spital ose tek një mjek specialist.
Mjekët dhe infermierët kontrollojnë për të parë nëse keni ndonjë sëmundje ngjitëse (si tuberkulozi). Ju gjithashtu merrni vaksinimet e nevojshme.
Gratë shtatzëna, bebet dhe fëmijët e vegjël marrin kujdes të veçantë mjekësor. Ju mund te merrni ndihme duke kontaktuar ONE (pjesa frengjisht-folese e vendit) ose Kind & Gezin (pjesa flamande e vendit).