Standardet ligjore dhe normat sociale
Standardet dhe normat janë rregullat e sjelljes që të gjithë duhet të respektojnë në situata specifike. Një norme përcakton qartë se çfarë mund dhe nuk mund të bëni.
Standardet ligjore
Standardet të cilat janë perfshire në legjislacion jane standarde ligjore. Të gjithë banorët duhet të respektojnë ligjin dhe standardet ligjore në Belgjikë. Nëse nuk i përmbaheni këtyre standardeve, mund të dënoheni (me gjobë, burgim).
Normat sociale
Normat sociale nuk janë të sanksionuara në ligj, por të gjithë presin që ju t'i njihni dhe respektoni ato. Është e rëndësishme të njiheni me këto norma belge. Nëse nuk i respektoni këto standarde dhe norma, të tjerët do t'ju gjykojnë negativisht për sjelljen tuaj.
Rregulla të rëndësishme të sjelljes në Belgjikë
- Mos bërtisni ose mos flisni shumë me zë të larte ( e folura me zë shumë të lartë = paedukate)
- Mos prekni njerëz të tjerë pa pëlqimin e tyre.
- Mos u paraqisni vonë në një takim. Informoni ata paraprakisht nëse nuk mund të vini.
- Urinimi në publik është i paligjshëm. Eshte e lejuar vetem në një tualet, dhe askund tjetër.
- Pas një vizite në tualet: pastroni tualetin dhe lani duart.
- Hani me gojën mbyllur dhe mos bëni shumë zhurmë kur hani.