Masat për koronavirusin

Lani duart me sapun dhe mos i prekni të tjerët. Në këtë mënyrë, do të reduktoni mundësinë që të infektoheni apo të infektoni të tjerët me koronavirusin e ri.  

Çfarë është koronavirusi?

Koronavirusi është një sëmundje shumë e ngjashme me gripin. Simptomat e mundshme janë problemet me frymëmarrjen, kolla dhe humbja e nuhatjes ose e shijes. Shumica e njerëzve e marrin veten nga virusi. Për më të moshuarit dhe personat me probleme me mushkëritë, zemrën ose veshkat, virusi mund të jetë i rrezikshëm.

Koronavirusi transmetohet mes personave. Kur një person i infektuar kollitet ose nxjerr frymën, virusi shpërndahet përmes grimcave të vogla nga hunda ose goja. Një person i infektuar mund ta kalojë virusin përmes kontaktit me duart. Virusi mund të përhapet gjithashtu përmes materialeve të kontaminuara.

Masat kundër koronavirusit

  • Mbani një distancë prej 1,5 m nga personat e tjerë
  • Lajini duart rregullisht me ujë e sapun
  • Mbani maskë në transportin publik, në qendrën e pritjes, në dyqane dhe në të gjitha hapësirat publike
  • Nëse ndiheni i sëmurë, qëndroni në shtëpi/në dhomën tuaj
  • Kufizoni kontaktet e afërta Shmangni grupet e mëdha.
  • Si vizitor ose klient mund t’ju kërkohet të jepni emrin dhe numrin e telefonit
  • Shtetrrethimi: mos dilni jashtë natën
Mbroni veten dhe të tjerët nga Covid-19

Nëse sëmureni në qendrën e pritjes

  • Telefononi mjekun, shërbimin mjekësor, punonjësin tuaj social ose kërkojini dikujt të njoftojë shërbimin mjekësor
  • Nuk lejohet që të vizitoni vetë shërbimin mjekësor ose recepsionin
  • Prisni në dhomë derisa doktori ose infermieri të vijë t’ju vizitojë

Nëse doktori ose infermieri mendon se jeni i infektuar me koronavirus, atëherë duhet të qëndroni në zonën e izolimit të qendrës së pritjes derisa të keni marrë veten (minimumi 7 ditë).

Së bashku me një punonjës të qeverisë ose qendrës së pritjes, ju do të filloni gjurmimin e kontakteve dhe do të hartoni një listë të personave me të cilët keni pasur kontakt kohët e fundit.