Keni nevojë për vend strehimi?

Nuk keni të drejtë për të qëndruar në një qendër pritjeje dhe jeni duke kërkuar për një ambient të qetë ku të mund të flini? Organizata të ndryshme ofrojnë ndihme dhe strehim për personat në nevojë.

Organizatat e vendstrehimit për të pastrehët ofrojnë ndihmë si më poshtë:

  • një vend për të fjetur
  • dushe dhe objekte sanitare
  • lavanderi për të larë rrobat
  • ushqim
  • dollapë me çelës
  • mbështetje

Në qytete të ndryshme në Belgjikë ka vende të ndryshme për të fjetur për të pastrehët. Në dimër, kur në Belgjikë është ftohtë, ka vende shtesë në qendrat e pritjes. Personat që jetojnë në rrugë mund ta kalojnë natën aty.

Nuk dini ku të shkoni?

Shkoni te CPAS/OCMW ose CAW në zonën tuaj. Ata do ju ndihmojnë juve dhe t’ju referojnë tek një vendstrehim për të pastrehët.

Vendstrehimet për të pastrehët në Bruksel

Për një vend për të fjetur në Bruksel, mund të shkoni te SamuSocial

  • Rezervoni online vendin tuaj për të fjetur: https://0800.samusocial.be
  • Ose telefononi në numrin falas të telefonit 0800/99 340 (midis orës 10:00 dhe 16:00) për të rezervuar një vend për të fjetur. 

Për të bërë dush, për të larë rrobat ose për t’u qethur, mund të shkoni te DoucheFLUX.