Qeveria federale
Ka nje qeveri ne Belgjike qe merr vendime per shtetin si e tërë.
Ne qeverine federale ka nje maksimum prej 15 ministrash, ndonjehere te mbeshtetur nga nje sekretar shteti. Ata marrin vendime dhe pergatisin projekt-ligjet per shtetin si te tërë. Ka nje numer te barabarte te ministrave holandisht-foles dhe frengjisht-foles. Ne krye te qeverise federale eshte Kryeministri.
Si eshte e formuar qeveria federale?
Pas zgjedhjeve (qe mbahen cdo 5 vjet) partite politike te cilat kane shumicen e vendeve ne Parlament mund te formojne nje qeveri. Partite politike te shumices emerojne ministrat. Ministrat si rrjedhoje nuk jane te zgjedhur direkt nga publiku belg.
Partite e shumta politike
Ne Belgjike, nje parti politike nuk mban kurre pushtetin e vetme. Partite politike duhet te punojne se bashku per te formuar nje qeveri, te cilin ne e quajme koalicion.
Per cilat vendime vendos qeveria federale?
Qeveria federale vendos mbi ceshtje te rendesishme si siguria, sigurimet shoqerore, shendeti publik, punet e jashme, drejtesia, migracioni, mbrojtja, etj. Per cdo ceshtje, nje minister ose sekretar shteti eshte kompetent.