Privatesia
Ne Belgjike, privatesia juaj dhe e familjes suaj respektohen. Vetem ne raste te vecanta, per shembull kur nje person gjendet ne nje situate emergjente, dikush mund te nderhyje ne jeten tende private.
Sekreti profesional
Ju mund t'i tregoni nje sekret doktorit tuaj ose punonjesit tuaj social. Ata nuk mund t'ja tregojne kete sekret askujt tjeter. Vetem ne rastin kur dikush eshte ne nje situate emergjente, ata mund ta thyejne sekretin profesional.
Fotografite dhe videot
Fotografite dhe videot tuaja ose te personave te tjere jane subjekt i te drejtes se imazhit. Kjo nenkupton qe per cdo imazh te nje personi, ju duhet te merrni leje nga personi(at) qe ju deshironi te fotografoni apo filmoni. Personat e tjere duhet gjithmone t'ju pyesin per lejen tuaj perpara se t'ju fotografojne apo filmojne.
Per ta bere kete, ju duhet te jepni ose te pyesni per leje nga personi ne fotografi apo video.
Te dhenat tuaja personale
Personat e tjere mund te mbledhin, perdorin apo shperndajne te dhenat tuaja personale vetem nese kane marre leje nga ju per ta bere kete. Në disa raste, një institucion nuk ka nevojë të kërkojë lejen tuaj. Për shembull, nëse një organ qeveritar nuk mund ta kryejë detyrën e tij pa këtë informacion ose nëse ligji parashikon atë.
Disa shembuj:
- informacionin që ju i jepni DVZ/OE dhe CGVS/CGRA
- skanim trupi në aeroport (për siguri)
- shperndarja e grupit tuaj të gjakut për një operacion (për shëndetin tuaj)
Te drejtat tuaja
Nëse keni dhene pëlqimin për mbledhjen, përdorimin ose transferimin e të dhënave tuaja, ju mund ta revokoni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Në atë moment të dhënat tuaja do të fshihen.
Ju mund të pyesni cdo organizatë se çfarë informacioni ata mbajnë për ju. Ju gjithashtu mund të pyesni se çfarë bëjnë ata me të dhënat tuaja. Çdo organizatë është e detyruar ligjërisht t'ju informojë për këtë.
Shtëpia dhe korrespondenca juaj
Shtëpia juaj dhe korrespondenca juaj (postë, letra) janë private. Qeveria mund të ndërhyjë vetëm:
- nëse rrezikohet siguria publike ose mirëqenia ekonomike
- për të parandaluar veprat penale
- për të mbrojtur shëndetin, moralin, të drejtat dhe liritë e të tjerëve.