Vaksinimi ndaj koronavirusit

Vaksinohuni. Vaksina ju mbron ju dhe ata rreth jush nga koronavirusi dhe është falas.

Vaksinimi kundër Covid-19

Si funksionon vaksina?

  • Vaksina nxit trupin juaj të prodhojë antitrupa. 
  • Këto antitrupa ndihmojnë për të luftuar virusin. 
  • Nëse ekspozoheni më vonë ndaj virusit, antitrupat do ju mbrojnë. 

A janë vaksinat të sigurta? 

Vaksinat janë të sigurta. Vaksinat plotësojnë kërkesat e rrepta të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA për shkurtimin në anglisht) dhe kontrollohen nga struktura të pavarura.

Pse duhet të vaksinoheni?

Për të mbrojtur veten dhe njerëzit rreth jush.

  • Vaksinimi e forcon trupin tuaj kundër virusit
  • Duke u vaksinuar ju nuk e shpërndani sëmundjen në hapësirën afër jush  
  • Falë vaksinës, ju mbroni njerëzit tuaj të dashur  Sepse një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja të kufizuara për ju mund të jetë kërcënuese për jetën e të tjerëve.

Koronavirusi është i rrezikshëm për shumë njerëz rreth jush: 

-    Gratë shtatzëna
-    Gratë 65 vjeç e sipër
-    Njerëzit me sëmundje të mushkërisë, zemrës ose vaskulare
-    Njerëzit me diabet ose imunitet të dobësuar (për shkak të kancerit për shembull)

Por virusi mund të jetë i rrezikshëm edhe për njerëzit e rinj e të shëndetshëm.

2 injeksione në pjesën e sipërme të krahut
Injeksioni në pjesën e sipërme të krahut

Si e bëni vaksinën?

  • Ju do të merrni një injeksion në pjesën e sipërme të krahut
  • Për shumicën e vaksinave, ju do të merrni një injeksion të dytë disa javë pas injeksionit të parë
  • 14 ditë pas injeksionit ju jeni mjaftueshëm të mbrojtur kundër koronavirusit
  •  Për shkak se mbrojtja fillon të bjerë pas disa muajsh, rekomandohet fortësisht që të merrni një dozë përforcuese. Kjo është një injeksion i tretë disa muaj pas vaksinimit tuaj të plotë.

A është vaksina e sigurt?

  • Njerëzit kanë shumë ekspertizë në prodhimin e vaksinave. Shkencëtarët anembanë botës punuan fort për të krijuar vaksinën në një periudhë të shkurtër kohe. 
  • Në fillim vaksina është testuar me kujdes nga disa struktura të pavarura. Ajo është e sigurt. 

A mund të shfaqni probleme pas vaksinimit?
Ju mund të shfaqni

  • pak skuqje, dhimbje ose ënjtje në pjesën e sipërme të krahut
  • lodhje
  •  dhimbje koke
  • pak temperaturë të ngritur

Kjo është normale dhe nuk përbën shumë problem, efektet anësore zhduken pas disa orësh ose ditësh.

A do ta bëjnë të gjithë vaksinën?

Po, të gjithë personat mbi 5 vjeç mund të vaksinohen ndaj koronavirusit. Rekomandohet fortësisht që të merrni të paktën një vaksinim bazë dhe një vaksinë përforcuese.  Megjithatë, vaksina nuk është e detyrueshme

Vaksina nuk rekomandohet për disa njerëz: për shembull, persona me temperaturë të lartë ose imunitet të dobësuar (për shkak të kancerit për shembull) Kontaktoni mjekun tuaj ose shërbimin mjekësor për më shumë informacion.

Kur do vaksinoheni?

  • A jetoni në një qendër recepsioni? Kur të jetë radha juaj, personeli në qendrën e recepsionit do ju informojë. 
  • Nuk jetoni në një qendër recepsioni? Ju do të merrni një letër, mesazh ose email me takimin për vaksinimet tuaja. Ju duhet të konfirmoni takimin dhe të shkoni në një qendër vaksinimi në zonën tuaj.

Dozat përforcuese shtesë

Në vjeshtë dhe dimër, ne presim që më shumë njerëz të infektohen me koronavirus.

Një dozë përforcuese në vjeshtë forcon mbrojtjen e vaksinës. Nga vjeshta e në vazhdim (muajt shtator/tetor), të gjithë të rriturit (mbi 18 vjeç) marrin një ftesë për vaksinim kundër koronavirusit.

Ju do të merrni një takim (vendin, datën dhe orën) për vaksinimin tuaj. Mos e humbisni takimin tuaj!