Ju nuk jetoni në një qendër pritjeje dhe keni nevojë për ndihmë mjekësore

Nëse, si azilkërkues, nuk qëndroni në një qendër pritjeje, ju përsëri mund të kërkoni ndihmë mjekësore.

vizita te një doktor

Çfarë është ndihma mjekësore?

 

  • Një vizitë te mjeku i përgjithshëm nëse jeni i sëmurë
  • Një vizitë te dentisti në qoftë se keni dhimbje dhëmbi
  • Një kontroll mjekësor me kërkesë të mjekut (ultratinguj, rrezet X, skaner)
  • Në disa raste operacion dhe rehabilitim (për shembull. fizioterapi)
  • Ilaçe me recetë nga doktori (farmacisti)
  • Vizita të tjera mjekësore 

Së pari duhet të dërgoni një kërkesë pranë Njësisë së Kostove Mjekësore të Fedasil përpara se të kërkoni asistencë mjekësore. 

Si të kërkoni për ndihmë mjekësore?

Pak ditë përpara vizitës suaj te mjeku, spitali ose farmacisti, ju (ose mjeku juaj) duhet të paraqisni një kërkesë te Njësia e Kostove Mjekësore të Fedasil

Fedasil do të shqyrtojë mundësinë mbi pagesën e shpenzimeve.

Fedasil pranon të paguajë kostot e shpenzimeve mjekësore dhe njofton mjekun, spitalin ose farmacistin.

Vetëm atëherë ju mund të shkoni te mjeku, në spital ose te farmacisti.

Fedasil do të paguajë për kostot mjekësore.

A morët një faturë mjekësore në shtëpi ndërkohë që është Fedasil përgjegjës për to?

 

Nëse merrni një faturë mjekësore (duke përfshirë kujtesa apo letra nga përmbarimi) në shtëpi, këto letra duhet t’ia dërgoni Fedasil në adresën e mëposhtme sa më shpejt të mundeni:

         Medical Costs Unit 

          Kartuizersstraat 21

          1000 Brussels

  •  Përfshini dokumentin requisitorium që shoqëronte faturën. 
  • Nëse takimi i doktorit është bërë me urgjencë dhe nuk ishte e mundur të kërkohej një requisitorium paraprakisht, shtoni numrin tuaj kombëtar ose numrin OV/SP. Numrin kombëtar ose numrin OV/SP do ta gjeni në dokumentet (aneksi 26) që morët nga Zyra e Emigracionit.  

Fedasil do të hetojë mundësinë për rimbursimin e kostove.

A dëshironi të rimbursoheni sepse i keni paguar kostot direkt?


Për çdo kërkesë për rimbursim të shpenzimeve mjekësore, Fedasil duhet të ketë dokumentet e mëposhtme: 

  • Faturën origjinale ose një dublikatë të saj
  • Dëshminë e pagesës së faturës
  • Kopjen e kartës së bankës. Nëse karta e bankës nuk është në emrin e pacientit, duhet të bashkëngjitet një letër nga aplikanti ku bihet dakord për rimbursimin e numrit specifik të llogarisë.
  • Dokumentin requisitorium ose të dhënat tuaja personale (numri kombëtar ose numri OV/SP nëse takimi është urgjent dhe nuk ishte e mundur të dërgohej një kërkesë paraprakisht).
  • Dërgojani këto dokumente Fedasil në adresën e mëposhtme: 

          Medical Costs Unit

          Kartuizersstraat 21

         1000 Brussels

Fedasil do të hetojë nëse do t’i rimbursojnë kostot.

Do më shumë informacion rreth ndihmës mjekësore?

Njësia e Kostove Mjekësore të Fedasil

E disponueshme përmes telefonit nga e hëna në të premte ora 9:00 e mëngjesit deri në 12:00 të drekës.
02/213 43 00 (NL)
02/213 43 25 (FR)
Email: medic@fedasil.be
Adresa: Kartuizersstraat 21, 1000 Brussels

Keni pyetje mbi situatën tuaj në Belgjikë? 
Fedasil Info Point ju mund të vini për të bërë pyetje rreth çështjeve ligjore, procedurës suaj të azilit, punës, arsimit dhe formimit profesional, procedurave administrative, ndihmës rreth kthimit, ndihmës mjekësore dhe psikologjike dhe mbështetjes materiale.

Këtu nuk mund të pyesni për një vend pritjeje, për këtë duhet të regjistroheni në listën e pritjes për pritjen.


Fedasil Info Point

Fedasil Info Point është e hapur nga e hëna deri të premten, nga ora 9:00 deri në 13:00.


Rue Héger-Bordet 3, 1000 Brussels
 

Telefon: 0800 32 746 (nga 13:00 deri në 16:00)

A keni nevojë për ndihmë urgjente, ose gjendeni në rrezik? Telefononi numrin e emergjencës 101 ose 112.