Bileta e sigurisë së kovidit

Bileta e sigurisë së kovidit vërteton që jeni plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 ose që e keni kaluar Covid-19.‎

Duhet të tregoni biletën e sigurisë së kovidit:

  •  për të kaluar kufirin 
  •  për të shkuar në një eveniment të madh
  • për të shkuar në evenimente fitnesi, sportive
  • për të shkuar në një restorant, bar

Në Bruksel dhe në Valoni duhet të tregoni biletën e sigurisë së kovidit:

  • për të marrë pjesë në aktivitete sportive ose kulturore

Nuk jeni vaksinuar akoma kundër Covid-19? Flisni me punonjësin tuaj social dhe lini një takim me shërbimin mjekësor sot!‎

Si të porosisni biletën e sigurisë së kovidit?‎

Shembulli i kartës portokalli dhe shtojca 26

Bëni gati dokumentin e identifikimit (kartën portokalli ose shtojcën 26‎). Në dokument do të gjeni numrin kombëtar të regjistrimit (me 11 shifra).‎

Telefononi në numrin e telefonit të rajonit ku jetoni. Nëse nuk kuptoni frëngjisht ose holandisht, kërkoni ndihmë nga punonjësi social.

  • Valoni: ‎071 31 34 93‏ 
  • Bruksel: ‎02 214 19 19‏ 
  • Komuniteti gjermanishtfolës:  0800 23 032 
  • Flandër: ‎078 78 78 50

Një zë automatik do t’ju bëjë disa pyetje. Duhet të përgjigjeni duke shtypur numrat në telefon. 

  • Pyetja 1: Shtypni 1 për një certifikatë vaksinimi, shtypni 2 për një certifikatë që e keni kaluar kovidin
  • Futni 11 shifrat e numrit kombëtar të regjistrimit, të ndjekur nga #
  • Pyetja 2: Shtypni 1 për të konfirmuar numrin kombëtar të regjistrimit, shtypni 2 për të korrigjuar numrin
  • Pyetja 3: Shtypni 1 për të konfirmuar që doni që bileta e sigurisë së kovidit t’ju dërgohet me postë.‎

Bileta e sigurisë së kovidit do t’ju dërgohet  në adresën zyrtare me postë. Pasi të merrni letrën, bëjini një fotografi kodit QR. Në këtë mënyrë, do ta kini biletën e sigurisë së kovidit gjithmonë me vete.‎